Fotolajmi

Janë zhdukur rreth 6 mijë fëmijë refugjatë

Mediat gjermane njoftuan se vitin e kaluar janë zhdukur 5835 refugjatë të mitur, prej të cilëve 555 ishin nën 14 vjeç. Informacionet mbi zhdukjen e të miturve refugjatë janë marrë nga burime në Parlamentin gjerman, përcjell albinfo.ch.

Mediat gjermane njoftuan se vitin e kaluar janë zhdukur 5835 refugjatë të mitur, prej të cilëve 555 ishin nën 14 vjeç.

Informacionet mbi zhdukjen e të miturve refugjatë janë marrë nga burime në Parlamentin gjerman, përcjell albinfo.ch.

Në shkurt, Ministria për çështje të familjes duke raportuar ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të besuar në zhdukjen e mijëra fëmijëve refugjatë.

Në mesin e 1.1 milion refugjatëve, të cilët erdhën vitin e kaluar në Gjermani, besohet se të paktën 20.000 fëmijë në Evropë erdhën të pashoqëruar nga prindërit ose të afërmit e tyre.

Ministria e Brendshme gjermane nuk ka asnjë informacion se si ndodhi që kaq shumë fëmijë refugjatë të jenë zhdukur.

Sipas përfaqësuesit të Partisë së Gjelbër, Luis Amcberg, Qeveria Federale e kryesuar nga kancelarja Angela Merkel nuk është përgjigjur ndaj problemit në mënyrë adekuate, për shkak të dështimit për të marrë seriozisht në konsideratë “rreziqet e prostitucionit të detyruar dhe shfrytëzimit”, me të cilat ballafaqohen refugjatët  e mitur.