Shkurt.ch

Janë shpëtuar nga mbytja rreth 1500 refugjatë

Në brigjet e Italisë dhe Libisë janë shpëtuar nga mbytja të shtunën një total prej 1500 refugjatëve.

Por, roja bregdetare italiane ka folur për 910 njerëz që ishin marrë në katër operacione të ndryshme në siguri.

Këto të dhëna i ka bërë publike edhe agjencia kufitare e BE-së Frontex, e cila ishte përfshirë në aksionin e shpëtimit.

Një zëdhënës i marinës libiane tha se në brigjet perëndimore të vendit ishin shpëtuar nga katër anije më shumë rreth 600 refugjatët.

Disa refugjatë janë ende të pagjetur. Evropa po përballet krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Që nga fillim i 2015, më shumë se 1.2 milion njerëz kanë ardhur, shumica e tyre nga Afrika dhe Lindja e Mesme në Evropë. BE-ja ka frikë për një fluks masiv nga Libia politikisht e paqëndrueshme.