Lajme

Janë mbajtur zgjedhjet e përsëritura në pesë komuna

Sot në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e përsëritura në komunat Skenderaj, Drenas dhe Deçan si dhe  ato në dy vendvotime, në komunën e Lipjanit dhe atë të Malishevës.

Komisioni Qendror Zgjedhor, në konferencën e orës 20:30 ka dhënë përqindjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendvotime. Sipas KQZ-së në Deçan kanë votuar 34.59%, në Drenas 58,68%, në Skenderaj 61.60%, në Malishevë 36.36%, dhe në Lipjan 53.31 për qind.

KQZ-ja e ka vlerësuar procesin zgjedhor si të qetë ndërsa ka thënë se në disa qendra votimi të disa komunave ka pasur probleme me ndërprerjen e energjisë.