Lajme
Janari njihet si muaji i divorceve, kjo është arsyeja
Për vite të tëra, janari është quajtur “muaji i divorceve”. Megjithatë, një studim nga Universiteti i Uashingtonit, zbuloi se ndarjet më të mëdha ndodhin në gusht dhe mars, por gjykatat ende e shohin janarin si muaji ku ndodhin shkurorëzimet më të shumta.
Shumë ekspertë ligjorë, besojnë se arsyeja e vërtetë pse njerëzit priren të ndahen në janar, është sepse nuk duan të ndahen përgjatë pushimeve të fundvitit.
Nëse çiftet, sidomos ata me fëmijë, kanë filluar të marrin në konsideratë divorcin qysh më herët, ata qëndrojnë bashkë deri në fundvit.
Janari është muaji kur njerëzit bëjnë rezyme dhe planifikime për vitin e ri. Çiftet gjithashtu marrin pak kohë, për të rivlerësuar martesën e tyre.
Një ekspert ligjor tha për ‘Huffington Post’ që festat gjithmonë janë të shoqëruara me emocione të larta, dhe nga aty kuptoni nëse jeni të lumtur ose të mërzitur nga martesa juaj.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih