Tematike
Janar: Më shumë azilkërkues se në dhjetor e më pak se në janarin e vitit 2017
Sikurse gjatë gjithë vitit që shkoi, edhe në janarin e këtij viti, numrin më të madh të kërkuesve të azilit në Zvicër e kanë përbërë eritreasit. Nga ky vend afrikan janë regjistruar 260 azilkërkues, ose 25 më shumë se në dhjetor
Gjatë muajit janar të vitit 2018 në Zvicër janë regjistruar 1431 kërkesa të azilit, që janë 10 për qind më pak se në janarin e vitit 2017. Mirëpo, siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), ky numër është për një të pestën më i madh se ai i regjistruar në muajin dhjetor të vitit 2017.
Ky shtim shpjegohet me shtyrjen për në janar të regjistrimit të kërkesave të ardhura gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, thonë në SEM, shkruan albinfo.ch.
Sikurse gjatë gjithë vitit që shkoi, edhe në janarin e këtij viti, numrin më të madh të kërkuesve të azilit në Zvicër e kanë përbërë eritreasit. Nga ky vend afrikan janë regjistruar 260 azilkërkues, ose 25 më shumë se në dhjetor. Pas tyre vijnë azilkërkuesit nga Siria (107), nga Gjorgjia (100), nga Somalia (93) dhe nga Turqia (74).
Azili gjatë janarit u është njohur gjithsej 518 vetave nga 2255 kërkesa azili që SEM ka përpunuar gjatë këtij muaji, e ku hynë një numër i madh i kërkesave të bëra gkatë vitit të kaluar.
Zvicra gjatë janarit ka marrë pesë azilkërkues nga Greqia dhe pesë nga Italia, në kuadrin e programit të BE-së për shpërndarje të refugjatëve, në të cilin merr pjesë edhe Zvicra. Zvicra është zotuar se do të pranojë 1500 refugjatë mbi këtë bazë dhe sipas SEM-it, ky synim pritet të realizohet gjatë javëve në vijim.
Gjatë kësaj periudhe, Zvicrën e kanë braktisur në mënyrë të kontrolluar 559 persona.
Duke u mbështetur në lëvizjet aktuale në fushë të azilit, autoritetet zvicerane llogarisin se deri në fund të vitit numri i kërkesave për azil do të arrijë maksimalisht në 20 mijë sish.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës