Lifestyle
James Cameron i jep mbështetje aktores Eliza Dushku
Drejtori i filmit ‘True Lies’, James Cameron, e quajti aktoren shqiptare, Eliza Dushku, të guximshme, për faktin që tregoi përvojën e saj të tmerrshme me koordinatorin e dublimeve, Joel Kramer, kur ishte 12 vjeçe, përcjell albinfo.ch.
Me anë të një postimi në Facebook, aktorja tregoi se Kramer e ka sulmuar seksualisht në një hotel gjatë xhirimeve për filmin ‘True Lies’.
Cameron iu përgjigj pyetjeve mbi zbulimin tronditës të Dushkut gjatë një deklarate në Television Critics Association për filmin e tij të ardhshëm të ‘James Cameron’s Story of Science Fiction’.
“Eliza u tregua shumë e guximshme që foli. Është e rëndë ajo që i ka ndodhur. Unë dua të them, e njoh ekipin jo dhe aq mirë, ai nuk ka punuar me ne që nga ajo kohë. Fakti është që kjo ka ndodhur nën hundën tonë dhe ne nuk e dinim…Drejtorët historikisht janë të pavetëdijshëm për gjërat personale që po ndodhin në ekipin e tyre. Sikur të kisha dijeni për këtë, nuk do të kisha treguar mëshirë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë