Lajme

Jakshiq thotë se Tadiq ka propozuar ndarjen e Kosovës

Sipas tij, Tadiq u ka ofruar udhëheqësve të serbëve në veri të Kosovës, opsionin e ndarjes si zgjidhje të problemit.

Sipas tij, Tadiq u ka ofruar udhëheqësve të serbëve në veri të Kosovës, opsionin e ndarjes si zgjidhje të problemit.image de l’article

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë për Kosovën, Marko Jakshiq tha se presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka propozuar ndarjen e Kosovës. Sipas tij, Tadiq u ka ofruar udhëheqësve të serbëve në veri të Kosovës, opsionin e ndarjes si zgjidhje të problemit.

“Haptas do t’ju them që kam pasur ofertë direkte unë (Marko Jakshiq v.j) dhe Millan Ivanoviq nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, që të ndajmë Kosovën, që veriu që nga lumi Ibër t’i bashkohet Serbisë, ndërsa pjesa tjetër e Kosovës të bashkohet me Shqipërinë”.

Unë mendoj se kur është në pyetje Kosova, Serbia duhet të udhëheqë një politikë të fortë shtetërore, sepse vetëm këmbëngulësia mundet përsëri ta kthejë Kosovën në Serbi”. Jakshiq tha për mediat serbe se autoritetet e tanishme në Beograd po zhvillojnë politikë anti-shtetërore.