Gruaja
Jahjaga në Cyrih: Krenare me arritjet e grave të diasporës
Jahjaga ka marrë pjesë në Samitin Global të Gruas në Bazel ndërsa të dielën është takuar në Cyrih me një grup grashë shqiptare të suksesshme në Zvicër

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron këto ditë për një vizitë pune në Zvicër. Jahjaga ka marrë pjesë në Samitin Global të Gruas në Bazel, ku është pritur edhe nga presidentja e Samitit, Irene Natividad, ndërsa të dielën është takuar edhe me një grup grashë shqiptare të suksesshme në Zvicër.
Në takimin e realizuar në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, Jahjaga është shprehur e impresionuar me të arriturat e grave të pranishme si në shkencë, biznes, politikë dhe në sferat tjera, shkruan albinfo.ch. Ajo ka dëgjuar histori suksesi të grave shqiptare që kanë lënë gjurmë në shumë sfera të jetës në Zvicër.

Takimi ishte iniciuar nga konsulli kosovar në Cyrih, Sami Kastrati dhe diplomatja, këshilltare në këtë përfaqësi konsullore, Shukrije Ramadani.
“Të arrish në shkencë, kulturë, art, shëndetësi dhe politikë në një shtet tjetër është një e arritur që duhet të përshëndetet dhe kjo na bën krenarë edhe në Kosovë. Të arriturat tuaja individuale na bëjnë krenarë të gjithë shqiptarëve kudo që jemi për shkak të paragjykimeve që janë theksuar gjithandej ndaj shqiptarëve”, tha Atifete Jahjaga, duke nënvizuar se me kontributin e tyre gratë e këtushme kanë përçuar një mesazh pozitiv për imazhin e shqiptarëve edhe në shoqërinë zvicerane.

“Këto shtete janë me fat që ju kanë juve, dhe çdo herë e me shumë po na zbardhni fytyrën me të arriturat tuaja. Kudo që shkoj, unë flas me krenari që jam nga Kosova. Ne jemi shpesh lajm i mediave të huaja. Në çdo fushë kemi shënuar suksese edhe pse jemi populli i vogël dhe që ende po ballafaqohemi me sfida të ndryshme siç është mos liberalizimi i vizave dhe nga një perspektivë jo e qartë evropiane”, tha ish-presidentja Jahjaga.

Ajo ka folur në këtë takim me gratë e diasporës edhe për kohën sa ka qenë presidente e shtetit. Politikania nga Kosova tha se ka tejkaluar shpesh kompetencat kushtetuese ligjore duke promovuar rolin e gruas dhe avancimin e pozitës së gruas në shoqëri.
“Më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës janë gra kurse 60 për qind janë të rinj nën moshën 25 vjeçare, do të thotë se është resursi më i madh që kemi si shtet, dhe asnjëherë si shtet nuk i kemi pasur si prioritete këto kategori të shoqërisë, e as nuk i kemi”, ka treguar ish presidentja për prioritetet në të cilat ajo ishte fokusuar sa ishte presidente e vendit.
Po ashtu ajo tha që është angazhuar edhe për viktimat e dhunës seksuale të luftës së Kosovës, që të mos heshten rastet e tilla 20 vjet pas luftës.
Politikania kosovare ka folur edhe për fondacionin Jahjaga, se cfarë qëllimi ka ky fondacion dhe për objektivat që po synon t’i arrijë.
Ish – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është ranguar në mesin e 100 personave më të respektueshëm në botë.
Atifete Jahjaga është politikane nga Kosova, që ka shërbyer si presidentja e 3-të e Kosovës. Ajo ishte femra e parë presidente e Kosovës, që nuk i ka takuar asnjë partie politike dhe një nga femra më e re që ka udhëhequr vendin.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë