Lajme

Jahjaga sot në Winterthur, takim me ndërmarrësit e diasporës

Në konferencë marrin pjesë edhe Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Valon Murati, ministër i Diasporës

Sot, më 17 mars mbahet në Winterthur konferenca me temën “Mbështetja Institucionale për Ndërmarrësit e Diasporës”. Në këtë konferencë, bashkorganizatore e të cilës është albinfo.ch, do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Krahas saj, pjesë e konferencës janë edhe dy ministra në Qeverinë e Kosovës: Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Valon Murati, ministër i Diasporës.

Qëllimi i konferencës është njoftimi i diasporës me programet mbështetëse dhe ndihmën konkrete që institucionet kosovare, donatorët e jashtëm dhe institucionet tjera ekonomike ndërkombëtare e vendore ofrojnë për afaristët e diasporës, të cilët duan të marrin pjesë aktive në sektorin privat në Kosovë.

Të gjithë njerëzit afaristë shqiptarë dhe miqtë e tyre zviceranë do të mund të këmbejnë përvojat e tyre dhe të marrin nga institucionet kosovare informata të dorës së parë lidhur me mundësitë e investimit në Kosovë.

 

 

konfernca_2

konfernca_3