Lajme

Jackpot-i zviceran edhe sot pa fitues, të mërkurën – rreth 61 milionë franga

Asnjë person me fat sot nuk mundi të fitonte jackpot-in e lotarisë me vlerë 56.5 milionë franga. Të mërkurën e ardhshme do të jetë 61 milionë franga, transmeton albinfo.ch.

Në shortin e së shtunës janë tërhequr numrat 5, 7, 10, 24, 36 dhe 37. Numri me fat është 4.

Më parë kishte 56.5 milionë franga në jackpot teksa në shortin e mbrëmjes së të mërkurës së kaluar, Lotto zvicerane të paktën zgjodhi një milioner të ri, shkruan Blick.

Fitimi më i lartë individual deri më tani është 48.6 milionë franga

Fitimet më të larta të lotarisë të paguara për një individ deri më sot janë 48,598,077 franga. Shifra u arrit në vitin 2014 me numrat 3,4,7,21,22,23 dhe numrin me fat 2. Megjithatë, jackpot-i më i lartë i arritur ndonjëherë në Lotton zvicerane është ende shumë larg: në dhjetor 2016, 70 milionë franga ishin grumbulluar.

Swisslos priste që jackpot-i i së shtunës të tërhiqte dy herë e gjysmë më shumë lojtarë se zakonisht. Mundësia për të arritur jackpot-in është 1 në 31 milionë.