Bota

Jacinda Ardern merr me vete vajzën në Asamblenë e OKB-së

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka marrë vëmendjen e të gjithë botës me gjestin e saj.

Ajo ka marrë fëmijën e saj tremuajsh në sallën e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, duke bërë kështu histori.  38-vjeçarja u fotografua duke puthur dhe mbajtur në krahë vajzën e saj, ndërsa në krah të saj ishte partneri Clarke Gayford, përcjell albinfo.ch.

Vajza shihet se si e shikonte nënën e saj deri sa ajo mbante fjalim në Asamble. Ajo mbajti fjalimin e saj debutues në Samitin e Paqes të Nelson Mandelës, ku theksoi “ndikimin e thellë” të ish-udhëheqësit të Afrikës së Jugut në vendin e saj.

Ardern është kryeministrja e dytë që ka lindur gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ndërsa kishte marrë vëmendje të madhe kur ishte kthyer në punë vetëm tre javë pas lindjes.