Lajme
Ja si rrodhi dita e parë pa maska në transportin publik të Zvicrës
Zëdhënësi i SBB, tha të premten pasdite se "një numër befasues" klientësh vazhduan të mbanin maska në trena në mëngjes
Pas përfundimit të detyrimit për mbajtje të maskës në transportin publik, shumë pasagjerë në Zvicër janë parë sot pa maskë. Por një pakicë e konsiderueshme ka vazhduar t`i mbajë ato
SBB ashtu sikurse i gjithë transporti publik kanë humbur mjaft pasagjerë gjatë pandemisë Covid 19, transmeton albinfo.ch. Arsyeja për këtë ishte shtimi i punës nga shtëpia por edhe faktorë të tjerë. Përveç kësaj, kishte nga ata që përdornin gjithnjë e më shumë automjete private për të shkuar në punë dhe në aktivitetet e kohës së lirë.
Megjithatë, pasditen e të premtes, ende nuk mund të identifikohej ndonjë efekt i ndryshimit nga “regjimi” me maska në atë pa maska. Zëdhënësi iSBB, Daniele Pallecchi tha të premten pasdite për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA se “një numër befasues” klientësh vazhduan të mbanin maska në trena në mëngjes, transmeton albin fo.ch. Sipas reagimeve që ka marrë ai, tranzicioni ka rrjedhur pa probleme.
Për shkak të mungesës së të dhënave, kompanitë komunale të transportit nuk kanë mundur të japin ndonjë informacion për efektet eventuale për shkak të heqjes së detyrimit të maskës.
Kompania e transportit publik të Cyrihut vlerëson se rreth një e treta e pasagjerëve të saj në autobusë dhe tramvaje mbanin ende maska, njofton zëdhënësja e saj, Daniela Tobler. Sipas Benjamin Schmid, zëdhënës i Basler Verkehrs-Betriebe (BVB), klientët në mediat sociale kanë shprehur lehtësim dhe pjesërisht edhe skepticizëm për humbjen.
Po si qëndron puna me udhëtimet jashtë vendit?
Zëdhënësi i SBB Pallecchi vë në dukje, veçanërisht në lidhje me Pashkët, se rregulloret ndërkufitare Covid 19 vazhdojnë të zbatohen si për trafikun rajonal ashtu edhe për atë ndërkombëtar.
Për shembull, udhëtarët që shkojnë në Gjermani duhet të ofrojnë dëshmi të 3G dhe të mbajnë maskën FFP2 në transportin publik atje. Në Francë, nuk ka më detyrim për certifikatë, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, certifikata duhet të paraqitet në momentin e hyrjes. Përveç kësaj, “maska” vazhdon të vlejë në transportin publik.
Italia kërkon një certifikatë 2G duke përfshirë maskat FFP2. Përveç certifikatës Covid, për hyrje kërkohet vetëdeklarimi. Në Austri, përveç certifikatës kur të hyni në Austri, duhet të paraqitni edhe testin. Përveç kësaj, atje ende ekziston një detyrim i gjerë për të mbajtur maskën.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra