Kosova
Ja si përballet eksperti i ri i ekonomisë me pushtetarët e Kosovës
Eksperti i ekonomisë Hekuran Murati, në shumë debate është përplasur me eksponentët e pushtetit duke e mbrojtur të mirën e përgjithshme
Në videoxhirimet e përmbledhura në vijim prezantohen disa nga ballafaqimet e guximshme dhe të argumentuara të ekonomistit të ri Hekuran Murati me njerëz të pushtetit në Kosovë.
https://www.facebook.com/20vjet/videos/360568334898222/
Por kush është Hekuran Murati?
Ai është një nga prurjet e reja që ka prezantuar Lëvizja Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve.
Lideri i VV ka shkruar kështu me rastin e aderimit të Muratit: “Dija e tij do të jetë e domosdoshme për të hartuar një program konkret për një fitore të domosdoshme. Për një fitore që po e presin të gjithë qytetarët. E, Hekurani erdhi në momentin e duhur e më të nevojshëm për vendin tonë”, ka shkruar Kurti në prezantimin e Muratit.
Kurti tutje ka treguar se Murati e ka mbaruar më 2007 për Menaxhimin e Biznesit në Universitetin Amerikan në Kosovë. Menjëherë ka vazhduar studimet master për Menaxhimin e Investimeve në Hochschule Bremen & University of North Carolina Wilmington.
“Në Ministrinë e Financave ishte shef i divizionit të borxhit publik, pastaj konsulent në Bankën Botërore, ka punuar edhe në Bankën Qendrore të Kosovës, e shumë, e shumë vende të tjera. Është shumë i ri, por shumë i ditur. Këtë e tregon puna e madhe, përvoja e gjerë dhe performanca cilësore që e ka bërë. Këtë e dëshmon edhe aktivizmi i tij ndaj tri çështjeve të mëdha: Marrëveshja e dëmshme me Contour Global, skadimi i kontratës korruptive mes Telekomit dhe Z-Mobile, si dhe monopolin zhvatës në homologimin e veturave. Ka shkruar shumë për shumë tema në përgjithësi, e për këto të trija në veçanti. Në shumë debate është përplasur me eksponentët e pushtetit duke e mbrojtur të mirën e përgjithshme”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?