Lajme
Si mund t’i dyfishoni ditët e pushimeve gjatë vitit 2021
Pas një viti të mërzitshëm me pandemi, të gjithëve u duhet një pushim sado i vogël. Me një planifikim të mirë ju mund t’i kurseni disa ditë pushimesh në vitin 2021.
Për fat të keq, shumë festa që i feston shteti austriak në këtë vit bien gjatë vikendeve, gjegjësisht ditën e diel. Sidoqoftë, albinfo.at ka gjetur disa udhëzime se si mund t’i përdorni më mirë disa ditë pushimi apo të bëni të ashtuquajtura ‘urë pushimesh’ (Urlaubsbrücken) në vitin 2021.
Pushimet në prill
Në tre muajt e parë të këtij viti është paksa e vështirë t’ i kombinoni ditët për t’i dyfishuar ditët e pushimit. Për këtë duhet pritur deri në muajin prill. Në fillim të muajit prill, gjatë festës së Pashkëve ju mund t’i kurseni disa ditë pushimi. Me 4 prill (e diel) është festa e Pashkëve, ndërsa me datën 5 prill (e hënë) është ditë pushimi. Nëse ju i filloni pushimet nga data 2 prill (e premte) dhe nga punëdhënësi juaj i merrni pushim katër ditë pune (nga data 6-9 prill) ju do t’i keni gjithsej nëntë ditë pushim.
Pushimet në maj dhe qershor
Të enjten, më 13 maj, është dita e të “Ngjiturit në qiell të Krishtit” (Christi Himmelfahrt) dhe është ditë pushimi.
Po më këtë datë është edhe festa e Fiter Bajramit.
Nëse ju i merrni nga punëdhënësi ditë pushimi datat 10,11,12, dhe 14 maj, në fund do të llogarisni shtatë ditë pushim. Një mundësi tjetër mund ta shfrytëzoni edhe më 24 maj që është ditë e hënë dhe është prapë ditë feste (Pfingsmontag). Nëse nga data 25 maj deri me datën 28, pra katër ditë pune i merrni pushim, mund t’i bashkoni me ditët e pushimit dhe t’i grumbulloni gjithsej nëntë ditë pushim.
Një lidhje të ditëve të punës me ditët e pushimit mund ta bëni edhe për festen e Korbit të Krishtit (Fronleichnam) që këtë vit është me 3 qershor, ditë e enjte. Në këtë rast ju duhet të merrni ditë pushimi nga puna, datën 31 maj, 1,2 dhe 4 qershor. Në fund mund të llogarisni në nëntë ditë pushim.
Pushimet në tetor dhe nëntor
Pas qershorit nuk ka më ditë pushimi gjatë ditëve të punës deri në mes të tetorit. Në festën kombëtare të Austrisë, pra më 26 tetor, mund të kurseni përsëri disa ditë pushime. Nëse e merrni pushim nga puna ditën hënë, më 25 tetor, dhe ia shtoni edhe dy ditët e fundjavës paraprake, ju mund t’i fitoni katër ditë pushim.
Po ashtu edhe me datën 1 nëntor 2021 bie të hënën, që është ditë pushimi dhe me këtë rast ju mund ta shfrytëzoni një fundjavë prej tri ditësh pa humbur asnjë ditë pune.
Por këtu ka një kombinim tjetër. Nëse dëshironi të merrni pushim ditët e punës nga data 25 tetor deri më 5 nëntor, e që janë tetë ditë pune, në anën tjetër i kurseni 16 ditë pushim. Pra, pushimi juaj mund të filloi nga data 23 tetor (e premte) deri më 7 nëntor (e diel). Tani mjaft pushuat. Më 8 nëntor, (ditën e hënë), dilni në punë.
Pushimet në dhjetor
Në dhjetor vetëm data 8 është ditë feste. Pra për të kombinuar ditët e punës me ditë feste dhe fundjavë ju duhet të merrni pushim nga puna, datën 6,7, 9 dhe 10 dhjetor, që në fund të kombinoni një pushim prej tetë ditësh.
Festa e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri këtë vit bien në fundjavë dhe për fat të keq nuk mund të nxirrni ndonjë ditë pushimi të kombinuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?