Shkurt.ch

Ja si do t’i ndajnë punët ministrat zviceranë

Përbërja e re e Këshillit Federal, më 10 dhjetor 2018 ndau të shtatë departamentet dhe zgjodhi çështjen e zëvendësimeve, shkruan albinfo.ch.

Kolegji qeveritar vendosi të ndajë departamentet me sa vijon:

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFAF):

këshilltari federal Ignazio Cassis

Zëvendësues: këshilltari federal Ueli Maurer

 

Departamenti Federal i Brendshëm (DFI):

  1. Alain Berset, president i Konfederatës

Zëvendësues: këshilltari federal Ignazio Cassis

 

Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP):

këshilltarja federale Karin Keller-Sutter

Zëvendësuese: këshilltarja Federale Simonetta Sommaruga

 

Departamenti Federal i Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sporteve (DDPS):

këshilltarja federale Viola Amherd

Zëvendësues: këshilltari federal Guy Parmelin

 

Departamenti Federal i Financave (FDF):

këshilltari federal Ueli Maurer

Zëvendësues: Z. Alain Berset, president i Konfederatës

 

Departamenti Federal i Çështjeve Ekonomike, Trajnimit dhe Hulumtimit (DEFR):

këshilltari federal Guy Parmelin

Zëvendësuese: këshilltarja federale Karin Keller-Sutter

 

Departamenti Federal i Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Telekomunikacionit (DETEC):

këshilltarja federale Simonetta Sommaruga

Zëvendësues: këshilltari federale Viola Amherd

 

Anëtarët e Këshillit Federal, midis tyre e kanë diskutuar shpërndarjen e departamenteve. Ata flasin mbi to sipas rendit të vjetërsisë. Vendimi në lidhje me shpërndarjen e departamenteve bëhet nga Kolegji.

Këshilli Federal do të konfirmojë zyrtarisht shpërndarjen e departamenteve, në mbledhjen e tij të 16 janarit 2019. Ai shpreson të vazhdojë punën e tij në përbërjen e tij të re.