Kosova
Ja si Erdogani tenton të fitojë Ballkanin, Prishtina “të nxjerrë” mallin e Stambollit
“Të gjithë këto xhami dhe monumente, për osmanët dhe te turqit e sotëm - janë një simbol i pushtimit,” thotë Norbert Pap nga Universiteti i Pecs, i cili kryen studime për zbulimin e vendit ku vdiq Sulejmani i Madhërishëm.
Turqia kërkon më shumë ndikim në Europën Juglindore, shkruan holandezi Boris Kalnoky për median konservatore gjermane “Die Welt”.
Ata të cilët njohin Turqinë, do të ndjehen në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, si në shtëpinë e tyre. Shumica e ndërtimeve moderne, bankave, zyrave janë si në Stamboll – sepse janë ndërtuar nga firmat turke. Edhe aeroporti i Prishtinës të kujton, nga brenda dhe jashtë, një version të vogël të aeroportit të Stambolit, shkruan media gjermane, duke iu referuar edhe thënies së presidentit Rexhep Taip Erdogan më 2013 se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”.
Ndikimi i Turqisë në vendet e Ballkanit nuk kryhet me armë si në Siri, Irak, Katar, por me kërkesa kulturore dhe religjioze, ndërtimin e shkollave dhe konvikteve, si dhe me investime dhe kredite, përcjell albinfo.ch. Turqia ka investuar në ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë, e cila do të përfundojë më 2019 dhe ngjashëm edhe në Rumani, ku do ndërtohet një xhami për 2000 besimtarë.
“Të gjithë këto xhami dhe monumente, për osmanët dhe të turqit e sotëm – janë një simbol i pushtimit”, thotë Norbert Pap nga Universiteti i Pecs, i cili kryen studime për zbulimin e vendit ku vdiq Sulejmani i Madhërishëm.
Megjithatë, më tej në artikull shkruan se ekspansioni turk në Europën Juglindore ka stagnuar si pasojë e grushtit të dështuar të shtetit më 2016, krizës së emigrantëve dhe krizës ekonomike në këtë vit.
“Ndërtimi i xhamisë së madhe në Budapesht është pamundësuar që nga kriza e emigrantëve. Viktor Orban që dikur ishte pro ndërtimit, gjatë kësaj kohe u shpall si shpëtimtari i oksidentit nga emigrantët dhe tash nuk mund të lejojë ndërtimin e xhamisë”, përcjell albinfo.ch.
Përkundër krizës financiare, nuk është e qartë sesi qeveria turke ta arrijë qëllimin e trefishimit të investimeve turke në Serbi – nga 1.7 miliardë dollarë, në pesë miliardë. Por, politikisht, ëndrra e Erdoganit në rajon duhet të shpërthejë. Kosova, Bosnja dhe Shqipëria kërkojnë të anëtarësohen në BE, e cila jep më shumë para dhe perspektivë sesa gjendja e Turqisë, shkruan në fund të artikullit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë