Kosova
Ja sa palë zgjedhje janë mbajtur në 20 vjetët e fundit në Kosovë
Sot, zyrtarisht është bërë përmbyllja e fushatës zgjedhore, të cilës i paraprin heshtja njëditore zgjedhore, transmeton albinfo.ch.
Kosovarët nesër do t’u drejtohen kutive të votimit. Më 14 shkurt, Kosova do të votojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Për 20 vjet në vend janë mbajtur disa procese zgjedhore.
Nesër qytetarët drejtohen te kutitë e votimit për përzgjedhjen e një legjislature të re qeveritare.
Mirëpo, sa palë zgjedhje janë mbajtur në Kosovë që nga paslufta?
Më 28 tetor të vitit 2000 ishin mbajtur zgjedhjet për Kuvend Komunal, ndërsa, një vit më vonë ishin mbajtur zgjedhjet për Kuvend të Kosovës, saktësisht më 17 nëntor 2001.
Zgjedhje për Kuvend Komunal ishin mbajtur edhe më 26 tetor të vitit 2002.
Sipas listës që ka publikuar KQZ-ja, zgjedhje për Kuvend të Kosovës ishin mbajtur edhe më 23 tetor të vitit 2004.
Në vitin 2007-të ndërkaq, ishin mbajtur zgjedhjet për Kuvend të Kosovës dhe për Kuvend Komunal. Këto zgjedhje ishin mbajtur më 17 nëntor të atij viti. Raundi i dytë për zgjedhje të kryetarëve të Komunave ishte mbajtur ndërkaq më 8 dhjetor të vitit 2007.
Në vitin 2009-të ishin mbajtur zgjedhjet për kuvend komunal, kryetar të komunave, derisa në Prizren, Lipjan dhe në Gjilan në vitin 2010 ishin përsëritur zgjedhjet për kryetar të komunave.
Zgjedhje atë vit ishin mbajtur edhe për kryetar të Komunës së Istogut dhe Parteshit.
Edhe në vitin 2011-të ishin mbajtur disa palë zgjedhje në nivel të disa komunave.
Në vitin 2013-të ishin mbajtur zgjedhje për kryetar të komunave, ndërsa, një vit më vonë ishin mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës veriore.
Në 8 qershor ishin mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës.
Në vitin 2017 në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës. Në të njëjtin vit janë mbajtur zgjedhjet edhe për kryetarë të komunave.
Në vitin 2019, saktësisht më 6 tetor është votuar në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare.
Nesër ndërkaq në vend do të mbahen zgjedhjet e ardhshme më 14 shkurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor