Lajme

Sapuni dhe alkooli vret virusin, këshilla nga pedagogia shqiptare nga Oxfordi

Viruset mund të qëndrojnë aktive në sipërfaqe të trupit me orë dhe ditë të tëra. Dezinfektuesit, lëngjet, pecetat dhe kremrat që përmbajnë alkool janë efektive në eliminimin e tyre, por jo aq efektive sa larja e tyre me ujë dhe sapun.

Pedagogia shqiptare në Universitetin e Oxford-it, Detina Zalli, jep disa këshilla për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Disa këshilla nga shqiptarja Detina Zalli, kërkuese shkencore dhe pedagoge në Oxford, Angli.

1- Sapuni përmban substanca të ngjashme me yndyrën e njohur si amlet.

2- Amlet kanë struktura shumë të ngjashme me lipidet që ndodhen në membranën e virusit.

3- Molekulat e sapunit “konkurrojnë” me lipidet në membranën e virusit.

4- (i) Sapuni heq “ngjitesin” që gjendet midis virusit dhe lëkurës tone (ii) heq ngjitesin që mban së bashku proteinat, lipidet dhe ARN-në që përbëjnë virusin (iii) kështuqë virusi ndahet dhe vdes.

ALKOOLI

1- Vret viruset në një mënyrë të ngjashme.

POR…

2- Duhet të përdorni sasi më të madhe sesa sapuni dhe…

3- Nuk i dihet nëfse i keni fërkuar mirë duart që alkooli të thithet nga e gjithë lëkura. /Albinfo.ch