Lajme
Ja pse disa qytete në Gjermani sërish po kthehen në karantinë
North Rhine-Westphalia, shteti më i populluar i Gjermanisë, regjistroi goditjen më të madhe të rasteve
Është bërë e ditur se autoritetet lokale në Gjermani po i kthejnë masat e bllokimit shkaku i shtimit të rasteve me të infektuar me coronavirus, vetëm disa ditë pasi Angela Merkel filloi t’i lehtësonte kufizimet, përcjell albinfo.ch.
Gjermania i ka 16 shtete federale, që kanë fuqinë për të ndryshuar masat e kufizimeve, derisa të gjithë kanë rënë dakord që të rikthejnë bllokimin, nëse shënohen 50 të infektuar të ri në mesin e 100,000 njerëzve, brenda shtatë ditëve.
Qeveria rajonale në North Rhine-Westphalia, shteti më i populluar i Gjermanisë, regjistroi goditjen më të madhe të rasteve me coronavirus, pasi 150 nga 1,200 punonjës u testuan pozitivisht në një thertore në Coesfeld.
Po ashtu, si pasojë e pasigurisë, qeveria rajonale ka shtyrë rihapjen e restoranteve, pikave turistike, palestrat dhe dyqanet më të mëdha, e cila duhej të hapeshin më 11 maj. Megjithatë, hapja e shkollave dhe e qendrave të kujdesit ditor, është thënë se do të bëhet ashtu si është planifikuar.
Në shtetin lindor Tyringia, u regjistruan më shumë se 80 infeksione për 100,000 njerëz gjatë javës së kaluar. Shumica e këtyre infeksioneve ishin midis punonjësve dhe banorëve në gjashtë shtëpi kujdesi dhe në një spital. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën