Maqedonia

Ja pse 273 të burgosur nuk mund të votojnë në Maqedoni

Në rrethin e parë për të votuar kanë shkuar 697, ndërsa 273 prej tyre janë kthyer për shkak se nuk kanë pasur letërnjoftim me afat

Nga gjithsej 1.810 të burgosur në Idrizovë në listën zgjedhore të shkruar kanë qenë vetëm 955 të burgosur, prej tyre në rrethin e parë për të votuar kanë shkuar 697, ndërsa 273 prej tyre janë kthyer për shkak se nuk kanë pasur letërnjoftim me afat, transmeton albinfo.ch

Kanë votuar vetëm 423 të burgosur. Këta persona janë kthyer në fiktiv sepse nga drejtoria e burgut të Idrizovës nuk japin llogari se pse ata nuk kanë rinovuar letërnjoftimet.

Ndërkohë që për këtë ka alarmuar dhe avokati i popullit i cili ka thënë se ka thirur drejtorinë e burgut që të organizojë në burg të vijnë ekipe të MPB dhe të fotografojnë të burgosurit të cilëve ju ka skaduar afati i letërnjoftimeve.