Tematike
Ja përse federata dhe kantonet janë kundër iniciativës për kufizimin e migracionit
Zvicra ia ka dalë të "ndjekë në rrugën e saj në Evropë dhe të lidhë kontrata me BE-në që përshtaten me nevojat e saj (Bilateralet I)", ka thënë ministrja federale e Drejtësisë dhe Policisë (FDJP)
Iniciativa popullore për kufizimin migracionit kërkon të anulojë marrëveshjen e lëvizjes së lirë me BE, e cila funksionon prej shumë vitesh. Kjo iniciativë, nëse fiton në referendum gjithashtu do të zhvlerësonte marrëveshjet bilaterale me BE dhe do të rrezikonte Zvicrën si një vend biznesi. Kështu arsyetojnë Qeveria Federale dhe kantonet, duke e dënuar iniciativën e nisur nga SVP/UDC.
Zvicra ia ka dalë të “ndjekë në rrugën e saj në Evropë dhe të lidhë kontrata me BE-në që përshtaten me nevojat e saj (Bilateralet I)”, ka thënë ministrja federale e Drejtësisë dhe Policisë (FDJP), këshilltarja federale, Karin Keller-Sutter, e cituar në një deklaratë të FDJP nga konferenca për media, e mbajtur të martën. Këtu, Keller-Suter dhe Presidenti i Konferencës së Qeverive Kantonale (KdK), Benedikt Würth nga Kantoni i St. Gallen, kanë arsyetuar refuzimin nga qeveria dhe kantonet, të iniciativës së përmendur për kufizimin e migracionit.
Iniciativa kërkon që marrëveshja e lëvizjes së lirë të personave (FZA) me BE të rrëzohet me pajtim me BE-në, transmeton albinfo.ch. Ndërsa, nëse kjo nuk do të jetë e mundur, atëherë anulimi i marrëveshjes duhet të bëhet në mënyrë të njëanshme, nga Zvicra.
Por një “anulim miqësor është “jorealist”, thuhet në mesazhin e qeverisë dhe kantoneve. Përfundimi i njëanshëm i FZA-së, nga ana tjetër, do të nënkuptonte automatikisht fundin e gjashtë marrëveshjeve dypalëshe të tjera, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq ato marrëveshje kanë siguruar “qasje kryesisht jodiskriminuese për kompanitë zvicerane në tregun e brendshëm të BE”, thuhet më tutje në deklarimin e Qeverisë dhe kantoneve
Në konferencën për media, Presidenti i KdK Würth ka shpjeguar pasojat në rast të anulimit të marrëveshjeve, bilaterale duke përdorur shembullin e kantonit të tij amë, St.Gallenit. Pa marrëveshjen për barrierat teknike në tregti, kostot e mallrave të eksportit do të bëheshin më të shtrenjta, ka shpjeguar kreu i departamentit financiar të kantonit të St.Gallenit, trasnmeton albinfo.ch. Po ashtu, duke qenë se rreth 90 për qind e mallrave të prodhuara në kanton eksportohen, do të kërcënoheshin po ashtui edhe shumë vende të punës.
Të kujtojmë: zviceranët do të votojnë më 17 maj iniciativën “kufizuese të migracionit”, që ka autorësinë e SVP-së. Në këtë iniciativë, SVP si parti është e vetme. Të gjitha partitë tjera të përfaqësuara në parlament janë kundër, shkruan albinfo.ch. Po kështu, kundër, janë edhe Qeveria Federale, kantonet, sindikatat dhe federatat ekonomike.
Sipas iniciuesve , me këtë iniciativë do të ndalohet “migrimi i pamasë”. Ky migrim, sipas SVP-së rrezikon vendet e punës, hapësirën e banimit, ngre lart çmimet e qirave dhe të trojeve dhe të shtëpive. Po kështu, trenat, rrugët dhe shkollat “po pëlcasin” nga dendësia e njerëzve, përcjell albinfo.ch. Ndërsa edhe shpenzimet sociale të komunave, për shkak të numrit të madh të përfituesve të jashtëm të ndihmave sociale, po rriten në vazhdimësi, thonë iniciuesit.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve