Kosova
BE-ja nis misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve
Ekipi kryesor prej tetë analistëve të zgjedhjeve nga BE do të qëndrojë në Kosovë deri në përfundim të procesit zgjedhor për të kryer një vlerësim të hollësishëm gjithëpërfshirës
Shefi i Misionit nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle, ka lansuar Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë të Bashkimit Evropian për vëzhgim të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
“Misioni i ri do të përfshijë shumë anëtarë nga ekipi i misionit të kaluar dhe do të përcjellë formatin dhe metodologjinë e njëjtë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ekipi kryesor prej tetë analistëve të zgjedhjeve nga BE do të qëndrojë në Kosovë deri në përfundim të procesit zgjedhor për të kryer një vlerësim të hollësishëm gjithëpërfshirës.
Ndërsa mandati i tij është të vëzhgojë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor dhe të vlerësojë shkallën në të cilën zgjedhjet përputhen me legjislacionin si dhe me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për zgjedhjet.
“Në javën e 18 shtatorit, ekipit kryesor do t’i bashkëngjiten edhe 20 vëzhgues afatgjatë, që do të vendosen nëpër Kosovë në ekipe prej dy personash. Me afrimin e ditës së zgjedhjeve do të bashkëngjiten edhe 42 vëzhgues afatshkurtër si dhe vëzhgues afatshkurtër të rekrutuar në nivel lokal nga shtete të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian bashkë me Norvegjinë dhe Zvicrën, duke e ngritur numrin në rreth 100”, ka thënë Peterle.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














