Financa
Ja kur do të dalin pagat me rritje të muajit dhjetor
Numri i punëtorëve që paguhen nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë
Në muajin e ardhshëm pagat me rritje në sektorin publik do të dalin pa vonesa.
Madje, për shkak të festave të fundvitit, punëtorët në institucione të Republikës së Kosovës do të marrin me herët pagën sesa zakonisht
Lulzim Rafuna, këshilltari i ministrit së Financave në dorëheqje, Bedri Hamza, për Indeksonline ka thënë se pagat me rritje në muajit dhjetor do të dalin 2-3 ditë para 31 dhjetorit, festës së Vitit të Ri.
Ndërsa, festë zyrare në Kosovë në dhjetor është edhe data 25, festa e Krishtlindjeve.
“Pagat do të dalin siç kanë dalë gjithëherë, nuk do të ketë asnjë vonesë. Zakonisht pagat kanë dalë para festiave të fundvitit, edhe këtë herë do të dalin 2-3 ditë më herët. Nuk do të ketë implikime buxhetore”, ka thënë Rafuna.
Numri i punëtorëve që paguhen nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë dhe paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për vitin 2018 ishte 573 euro. Kurse në sektorin privat, që llogaritet të ketë rreth 250 mijë punëtorë, paga mesatare është 410 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Financa
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













