Kosova

Rreth 700 mijë euro donacione nga diaspora

700 mijë euro donacione nga diaspora në Kosovë do të përdoren vetëm për qëllime shëndetësore

Është bërë e ditur se rreth 700 mijë euro donacione nga diaspora e brenda vendit të grumbulluara në llogarinë COVID-19 do të përdoren për nevoja të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se këto mjete nuk do të mund të përdoren për pakon emergjente fiskale të aprovuar më 30 mars nga Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, apo për nevoja të tjera në kuadër të linjave buxhetore, shkruan KOHA.

Ministria e Financave ka bërë të ditur për gazetën se këto mjete kryesisht do të destinohen ose do të përdoren nga Ministria e Shëndetësisë.

“Fondi është për qëllime bamirëse dhe do të përdoret për të ndihmuar në ballafaqimin me situatën e krijuar nga COVID-19”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.