Kosova
BE-ja jep 26 rekomandime për zgjedhjet
Peterle ka kritikuar Komisionin e Pavarur për Media, për rolin pasiv gjatë fushatës, që pavarësisht ankesave dhe shkeljeve të raportuara gjatë fushatës zgjedhore, ky institucion nuk ka mbledhur fare bordin
Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian ka prezantuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 11 qershorit. Shefi i këtij misioni, Alojz Peterle, ka theksuar nevojën që të bëhet më shumë në edukimin e votuesve, trajnimin e të angazhuarve në vendvotime dhe qendrën e numërimit, si dhe rritje të transparencës së punës së KQZ-së.
Gjithashtu, Peterle ka kritikuar Komisionin e Pavarur për Media, për rolin pasiv gjatë fushatës, që pavarësisht ankesave dhe shkeljeve të raportuara gjatë fushatës zgjedhore, ky institucion nuk ka mbledhur fare bordin e as nuk ka marrë ndonjë vendim.
Raporti, bashkë me listën prej 26 rekomandimeve, i është dorëzuar edhe kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, dhe është bërë e ditur se misioni do të jetë i angazhuar edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, me përafërsisht 100 vëzhgues.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












