Lajme
Cilët janë shtetasit e huaj që e dëshirojnë më shumë nënshtetësinë zvicerane
Banorët nga Rusia, Iraku, India dhe Amerika, dëshirojnë më shumë nënshtetësinë zvicerane
Së fundmi, një studimi i ri zbulon se kush ka më shumë gjasa të aplikojë për natyralizim në Zvicër. Gjetjet duket se janë mjaft befasuese.
Sipas hulumtimeve të bëra bashkërisht nga Universiteti i Gjenevës dhe Komisioni Federal i Migracionit, shumica e kërkesave për natyralizime kanë ardhur nga të ashtuquajturit shtetas të “vendeve të treta” – domethënë njerëz që janë jashtë Bashkimit Evropian, transmeton albinfo.ch.
Sipas këtij studimi, thuhet se numri më i lartë i aplikacioneve (10.3 për qind) paraqiten nga rusët, i ndjekur nga qytetarët e Irakut (6.1 për qind) dhe India (4.12 për qind).
Gjithashtu është e bërë e ditur se gati 4 për qind e shtetasve amerikanë që jetojnë në Zvicër kanë bërë kërkesë edhe për nënshtetësi zvicerane, shkruan Thelocal.
LEXO EDHE:
“Të udhëtosh me një pasaportë zvicerane bëhet shumë më e lehtë për ata që nuk janë pjesë e bashkësisë evropiane”, tha një nga autorët e studimit, Philippe Wanner, i cili është profesor i demografisë në Universitetin e Gjenevës.
“Së dyti, natyralizimi nga njerëzit të kulturave tjera nga tonat është një mjet për integrim më të madh dhe qasje më të lehtë në tregun evropian të punës”, shtoi ai.
Wanner gjithashtu theksoi se qytetarët e vendeve jo të BE shpesh vijnë për të jetuar në Zvicër përgjithmonë “sepse situata politike ose ekonomike në vendin e tyre është e vështirë. Prandaj, kërkesa për një pasaportë zvicerane është një hap logjik”.
Sidoqoftë, Barbara Steinemann, një deputete që përfaqëson SVP-në, (parti zvicerane e krahut të djathtë) ka kritikuar tendencën në rritje të emigrantëve nga jashtë BE-së për të aplikuar për natyralizim.
“Është problem nëse të huajt kërkojnë natyralizim, mendojnë vetëm për përfitimin e tyre personal, sesa për një dëshirë të vërtetë për integrim”, i tha ajo portalit të lajmeve në gjuhën gjermane 20 Minuten, transmeton albinfo.ch.
Por Pascale Steiner i Komisionit Federal të Migracionit theksoi se ka arsye të tjera për të dëshiruar marrjen e nënshtetësisë zvicerane, siç është dëshira për të votuar dhe kontribuar në proceset e vendimmarrjes.
Nga ana tjetër, autori i studimit Wanner u pajtua me këtë vlerësim, duke theksuar se natyralizimi “është veçanërisht interesant për njerëzit nga vendet jodemokratike sepse, si qytetarë zviceranë, ata mund të kenë fjalën në jetën publike”, u shpreh ai.
Të huajt duhet të jetojnë përherë në Zvicër për 10 vjet para se të aplikojnë për natyralizim, përveç nëse janë të martuar me një shtetas zviceran, në këtë rast ata mund të kërkojnë natyralizim pas pesë vjet qëndrimi dhe tre vjet martese.
Ata që janë me ndihmë sociale ose kanë një precedent penal janë të përjashtuar.
Një e katërta e popullsisë 8.5 milionë të Zvicrës është e huaj, me italianët që përbëjnë grupin më të madh me afro 15 për qind. Ata pasohen nga gjermanët (14.3 për qind) dhe portugezët (12.3 për qind). /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind