Tematike
Ja çfarë vendosi sot Qeveria Zvicerane për ngjarjet me mbi 1000 pjesëmarrës
Lejohet alkooli ndërsa stadiumet dhe sallat nuk mund të përdorin më shumë se dy të tretat e kapaciteteve të tyre. Në stadiume do të ketë vetëm vende për ulje
Duke filluar nga 1 tetori 2020 sërish mund të mbahen aktivitete me më shumë se 1000 pjesëmarrës, nëse ato janë miratuar nga kantoni. Pasi është këshilluar me kantonet dhe shoqatat, Këshilli Federal ka përcaktuar sot në mbledhjen e tij kriteret lidhur me mbajtjen e aktiviteteve në fjalë dhe i ka prezantuar ato para publikut.
Këto janë kriteret që Këshilli Federal kërkon të përmbushen:
Koncepti i mbrojtjes duhet të paraqitet për çdo ngjarje me më shumë se 1000 persona. Duhet të respektohen udhëzime të rrepta, shkruan srf.ch.
Me disa përjashtime, vendet e uljes janë të detyrueshme dhe po ashtu rrjedha e njerëzve duhet të rregullohet qartë, transmeton albinfo.ch. Për lojërat në ligat kombëtare të hokejit mbi akull dhe ato të futbollit, zbatohet gjithashtu detyrimi për mbajtjen e maskës si dhe kufizimi i kapaciteteve të stadiumeve.
Kantonet mund të revokojnë lejet përkatëse nëse ka përkeqësim të zhvillimit epidemiologjik . Ngjarjet sportive, ngjarjet kulturore, kongreset dhe ngjarjet e tjera të brendshme dhe të jashtme duhet të prezantojnë një koncept mbrojtjeje dhe të aprovohen nga kantoni, para se të mbahen.
Përveç situatës epidemiologjike, parakusht tjetër për lejimin e aktiviteteve konkrete është që kantoni të ketë kapacitetet e nevojshme për gjurmimin e kontaktit.
Krahas kësaj, sipas rregullit, duhet të ketë vetëm vende për ulje në zonën e spektatorëve në ngjarje të mëdha. Por kantonet mund të bëjnë përjashtim nga kjopër ngjarjet në natyrë si p.sh. garat e skive dhe çiklizmit, si dhe festivalet nën qiellin e hapur, përcjell albinfo.ch. Në ato raste do të lejohen përjashtimisht edhe vendet për qëndrim në këmbë.
Organizatori duhet të paraqesë para autoriteteve kantonale një analizë të rrezikut dhe një koncept përkatës të mbrojtjes. Ajo duhet të përcaktojë, ndër të tjera, sesi drejtohet rrjedha e njerëzve, nëse do të ketë detyrim për maskë, nëse vendet duhen mbajtur falas ose si mund të sigurohet që të dhënat e mbledhura të kontaktit të jenë të sakta.
Zhvillimi i lojërave të kampionatit të ligave kombëtare të hokejit mbi akull dhe të futbollit duhet të vlerësohet dhe miratohet në mënyrë uniforme në të gjithë Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Lejohen vetëm vendet për uzlje në stadiume dhe kërkohet vënia e maskave. Nuk ka vende për qëndrim në këmbë.
Maksimalisht dy të tretat e vendeve në dispozicion mund të zihen nga shikuesit, si në stadiume të hapura ashtu edhe në salla të mbuluara. Autoritetet e licencimit vendosin se sa mund të jetë i “populluar” një stadium në secilin rast individual. Nuk ka zona të ndara për fansat e ftuar.
Vendet për ulje janë detyrueshme edhe në zonën e hotelierisë. Shitja dhe konsumi i pijeve alkoolike duhet të kufizohet në atë masë sa të mos rrezikohet nga shikuesit respektimi i konceptit të mbrojtjes, përcjell albinfo.ch. Respektimi i masave nga spektatorët duhet të monitorohet dhe shkeljet e rregullave duhet të ndëshkohen.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra