Lajme
Ja çfarë ka vendosur Qeveria Zvicerane në mbledhjen e saj emergjente
Vendimet i kanë bërë të njohura për publikun presidentja Federale Simonetta Sommaruga dhe ministri i shëndetësisë Alain Berset

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Zvicrës, të paralajmëruar për sot, janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme në kuadrin e luftës kundër koronavirusit.
Vendimet i kanë bërë të njohura për publikun presidentja Federale Simonetta Sommaruga dhe ministri i shëndetësisë Alain Berset në një konferencë për media e cila po vazhdon në momentin kur po raportojmë, shkruan albinfo.ch.
Në vazhdim, të përmbledhura shkurtimisht vendimet që janë marrë sot nga ekzekutivi i Zvicrës:
- Nga e hëna, 19 tetor, ndalohen tubimet spontane të më shumë se 15 personave në hapësirat publike.
- Maska duhet të mbahet në ambientet e brendshme që janë të arritshme për publikun. Kjo vlen, për shembull, për dyqanet, bankat, zyrat postare, muzetë, bibliotekat dhe kinematë.
- Detyrimi për maskë duhet të zbatohet gjithashtu në të gjithë stacionet e trenave, aeroportet dhe në stacionet e autobusëve dhe të tramvajit, transmeton albinfo.ch. Deri më tani, ky detyrim ka qenë në fuqi vetëm për brendinë e trenave, autobusëve e tramvajëve dhe jo për hapësirat e stacioneve përkatëse
- Po ashtu duke filluar nga 19 tetori hyjnë në fuqi rregulla të reja për aktivitetet ose ndejat private me më shumë se 15 persona: Në to mund të konsumohet vetëm gjatë qëndrimit ulur, rreth tavolinës; Ata që nuk ulen, duhet të vendosin maskën; Duhet të vazhdojë mbledhja e të dhënave të kontaktit.
- Në restorante, bare dhe klube po ashtu mund të konsumoni vetëm ndërsa jeni ulur.
- Këshilli Federal tani rekomandon që të punohet nga shtëpia (Home Office) nëse është e mundur.
- Edhe më tutje nuk ka detyrim të vendosjes së maskës në vendet e punës. Kjo për shkak se punëdhënësit kanë nën kontroll konceptet e tyre të mbrojtjes, ka thënë Berset, i pyetur nga një gazetar në konferencën për media, përcjell albinfo.ch. “Vetë kompanitë dinë si të mbrojnë punonjësit e tyre. Dhe ata gjithashtu kanë interes për të pasur punonjës të shëndetshëm. Përveç kësaj, Këshilli Federal nuk dëshiron të rregullojë gjithçka nga fillimi.
- Po ashtu nuk është vendosur detyrimi i maskës në shkolla. Kjo çështje është në kompetencë të kantoneve, ka thënë Berset.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?