Shqipëria

Ja çfarë duhet të dini nëse udhëtoni nga Shqipëria në Gjermani

Për pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë

Duhet të kenë kujdes të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë se duhet të jenë të pajisur me:

– Pasaporten e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

– Digital PLF Passenger Locator Form: einreiseanmeldung.de

– Në rast se nuk jeni të pajisur me certifikatën e vaksinimit, duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresen e shkruar në PLF.

– Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.