Kosova
Izraeli: Vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem, hap drejt paqes
Së fundi, Ministria e Jashtme e Izraelit ka njoftuar edhe zyrtarisht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe për hapjen e ambasadës në Jerusalem. Në komunikatën për media të kësaj ministrie po ashtu njoftohet për zhvendosjen e ambasadës serbe në Jerusalem, transmeton REL.
Lajmi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Jerusalemit u bë i ditur më 4 shtator në Zyrën Ovale, nga presidenti amerikan, Donald Trump, pasi Kosova dhe Serbia, në prani të tij, nënshkruan një marrëveshje për normalizimin ekonomik.
“Ne e shohim vendimin e Kosovës dhe Serbisë që të vendosin ambasadat e tyre si hap simbolik drejt promovimit të paqes në mes këtyre shteteve. Qyteti i Jerusalemit, kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Izraelit, do të përbëjë një urë paqeje për tërë botën. U bëj thirrje shteteve të tjera që të ndjekin këto hapa dhe të vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem, kryeqytetin e Izraelit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Gabi Ashkenzi.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova është e vendosur që të hapë ambasadën në Jerusalem, “të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”.
Ashkenazi po ashtu ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe administratën e tij për lidershipin e treguar në nivel ndërkombëtar, por edhe për ndërmjetësimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Administrata amerikan vazhdon të udhëheqë përparime të rëndësishme diplomatike, si në marrëdhëniet tona me Serbinë dhe Kosovën, ashtu edhe në promovimin e normalizimit dhe të marrëveshjes historike të paqes ndërmjet Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Izraeli nuk ka aleat më të mirë se SHBA-në”, ka thënë ai.
Më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit Trump, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik.
Gjatë këtij takimi, pas njoftimit nga presidenti Trump se Izraeli do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën, kryeministri Hoti zhvilloi një bisedë të shkurtër telefonike me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, në të cilën tha se u dakorduan që Kosova sa më shpejt të hapë ambasadën në Jerusalem.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim