Bota
Izraeli nderon arabin e parë si hero të Holokaustit
Kjo ceremoni ishte e veçantë, pasi është hera e parë që Izraeli e nderon një arab si hero, që ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Izraeli ka ndarë medaljen e saj të Holokaustit për një mjek i lindur në Egjipti, i cili ka ndërruar jetë në Berlin, derisa kishte shpëtuar hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruajnë mediat gjermane, ndër to edhe “Deutche Welle”.
Në Berlin, medaljen e ka marr nipi i madh i Mohammed Helmy nga Kajro, përcjell albinfo.ch.
Ishte ambasadori izraelit, Jeremy Issacharoff i cili i dorëzoi medaljen, nipit të tij, Dr. Nasser Kotby, gjithashtu një mjek në Zyrën e Jashtme Gjermane.
Kjo ceremoni ishte e veçantë, pasi është hera e parë që Izraeli e nderon një arab si hero, që ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjithashtu të pranishëm në këtë ceremoni ishin pasardhës të familjes hebraike nga Nju Jorku.
Helmy kishte shkuar më 1922 në Berlin për të studiuar në mjekësi, derisa më pas ka punuar si urolog në Institutin ‘Robert Koch’, kurse pas luftës si mjek i përgjithshëm. Ai vdiq në Berlin në vitin 1982.
Megjithëse u arrestua disa herë nga nazistët, ai arriti që të fshihte në pronën e tij një hebreje, Anna Boros. Egjiptiani gjithashtu gjeti vend edhe për gjyshen dhe prindërit e saj.
Helmy tashmë është në mesin e 26 500 njerëzve në përkujtimin e Izraelit “Drejtësi midis kombeve”, duke përfshirë këtu edhe rreth 70 myslimanë.
Vendimi për të nderuar mjekun egjiptian ishte dhënë më 2013, por familja e tij nuk pranoi ta marrë atë për shkak të tensioneve arabo-izraelite, megjithatë regjisorja Taliya Finkel kishte bërë një dokumentar rreth kësaj historie “Anne dhe doktori egjiptian”, duke arritur që t’i bashkojë dy familjet.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave? Divizioni i të rinjve i Partisë Social Demokrate (JUSO) në Cyrih po paraqet një iniciativë për...
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona