Lajme
Izraeli dhe Hamasi, afër marrëveshjes për armëpushim
Afro 5 muaj pas fillimit të luftimeve, Izraeli dhe Hamasi po shkojnë drejt një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e disa prej pengjeve që ende mbahen nga grupi militant në Gaza, ndërsa agjencia e OKB-së për fëmijë ka paralajmëruar se 17 mijë fëmijë kanë mbetur pa familje ose janë ndarë prej tyre gjatë kësaj periudhe, transmeton albinfo.ch.
Ndërmjetësuesi mes Izraelit dhe Hamasit ka qenë Katari, prej ku u tha se grupi militant kishte dhënë mbështetjen fillestare për një marrëveshje pas javësh negociatash delikate dhe të fshehta, ndërsa ende pritet një përgjigje përfundimtare.
“Nuk mund të themi se faza aktuale e negociatave është zero dhe në të njëjtën kohë nuk mund të themi se kemi arritur marrëveshje”, ka thënë Taher al-Nono, këshilltar i shefit të Byrosë Politike të Hamasit me bazë në Katar, shkruan TheGuardian.
Sipas njoftimit, propozimi parashikon armëpushim rreth gjashtë javë, në të cilën palestinezët në Gaza do të lejohen të lëvizin lirshëm rreth bregut, ndërsa pengjet do të lirohen në tre faza në këmbim të të burgosurve palestinezë që po mbahen në Izrael.
Gratë, fëmijët dhe të burgosurit e sëmurë dhe të moshuar që mbahen nga Hamasi do të lirohen së pari, pastaj ushtaret femra në fazën e dytë. Në fazën përfundimtare, më të ndjeshme, ushtarët e vegjël dhe trupat e pengjeve të vdekur parashihet të lirohen.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor