Lajme

Izraeli denoncon ‘krimet e luftës’ të Hamasit

Ambasadori i Izraelit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara deklaroi  se është koha për të “zhdukur infrastrukturën terroriste të Hamasit”.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, përsëriti mbështetjen për Izraelin teksa SHBA shton forcat e saj në Lindjen e Mesme.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) thonë se kanë kryer më se 500 sulme mbi “objektivat strategjike të organizatave terroriste” në Gaza gjatë natës, shkruan DW.

Avionët luftarakë, helikopterët, avionët dhe forcat e artilerisë sulmuan “qindra objektiva të Hamasit dhe Xhihadit Islamik”, tha IDF në X, dikur Twitter. Të dy grupet janë të listuara si organizata terroriste në BE dhe SHBA.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite u citua ndërkohë nga agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë se forcat izraelite po luftonin kundër të armatosurve të Hamasit në shtatë ose tetë pika jashtë Gazës.

“Po merr më shumë kohë sesa prisnim për t’i kthyer gjërat në një pozicion mbrojtës, sigurie”, tha nënkoloneli Richard Hecht në një konferencë me gazetarët, përcjell albinfo.ch.