Muzikë
Izrael: Për shkak të një postimi, kërkohet ndalimi i këngëve të Dua Lipës
Peticion pas postimit anti-izraelit nga Dua Lipa

Sipas informacioneve të fundit nga mediat izraelite, rreth tre mijë vetë kanë nënshkruar një peticion, në të cilin u kërkohet radiostacioneve lokale, e sidomos Army Radio dhe Galgalatz, të ndalojnë transmetimin e këngëve të këngëtares Dua Lipa, sepse ajo ka publikuar në Instagram para disa ditësh një postim antiizraelit, ku mes të tjerash shkruan se ushtarët e IDF-së qëllojnë edhe mbi fëmijë, përcjell albinfo.ch.
Sipas gazetës “Jeruzalem Post”, organizata e djathtë “Im Tirzu” u ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës Chili Tropper dhe atij të Mbrojtjes, Benny Gantz, ku shkruhet se “për shkak të fyerjeve kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmit, shpifjeve, teorive konspirative dhe shtrembërimeve që përmban postimi që këngëtarja ndau në Instagram, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj”.
Duhet theksuar se Dua Lipa, e cila ka në Instagram 46.3 milionë ndjekës, dënoi në postimin e saj “keqtrajtimin e fëmijëve palestinezë nga ushtria izraelite”, duke e krahasuar atë me dhunën racore të policisë në SHBA.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?