Kosova
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja e Kosovës nuk e takoi, ja arsyeja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e takuar ndërmjetësin e BE-së, Mirsolav Lajçak në Pragë.
Nga Zyra e Presidentes kanë thënë për Telegrafin se takimi nuk është zhvilluar për shkak të kohës së kufizuar.
“Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Pragë, ka qenë e pamundur të realizohet takimi këtë herë”, ka deklaruar Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.
Presidentja Osmani shpesh ka kritikuar qasjen e ndërmjetësit evropian në kuadër të dialogut.
Edhe në këtë forum, ajo tha se palët nuk po trajtohen barabartë sepse ‘tavolina e dialogut është e përmbysur’ dhe Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura.
Vet Lajçak njoftoi se kishte disa takime në margjinat e këtij forumi në Pragë, përfshirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Po në këtë njoftim, Lajçak bëri të ditur do të udhëtojë së shpejti në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel./ albinfo.ch
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut