Lajme
Italianët përdorin më pak kartëmonedhat, duan të përdorin vetëm kartën
Mbi nëntë milionë qytetarë italianë kanë deklaruar se nuk duan të përdorin më monedha dhe kartëmonedha nga frika se përmes tyre mund të infektohen me koronavirus. Të dhënat vijnë nga një sondazh i kryer në mesin e tetorit mbi një kampion personash të moshës 18 vjeç e lart.
Studimi, i realizuar nga instituti kërkimor Emg Acqua per Facile.it, del në përfundimin se meshkujt kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë zgjedhje. Kjo kategori njerëzish preferon blerjet me kartë.
Nuk mungojnë megjithatë edhe besnikët e parasë kesh, të cilët thonë se nuk kanë ndërmend aspak të heqin dorë nga monedhat e banknotat. Italia shënoi së fundi 136 vdekje të reja nga koronavirusi e 16 mijë infektime. Në fillimet e pandemisë, ajo u bë vendi europian më i prekur prej sëmundjes së mbërritur nga Kina, por masat e rrepta arritën të japin fryte duke e frenuar më në fund virusin, vetëm që tani, me ftohejn e motit, ai të shpërthente sërish, ashtu si dhe në mjaft pjesë të tjera të Europës.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch