Futboll

Italia-Zvicra, përballja vendimtare me mungesa të shumta

Zvicra dhe Italia përballen të premten në ndeshjen vendimtare

Të premten do të zhvillohet sfida mes Italisë dhe Zvicrës, në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Të dy kombëtaret kanë nga 14 pikë, ndërsa në takimin e parë luajtën pa gola. Fitorja siguron pozitën e parë në grup, kurse vendi i dytë do të luajë në “Play-off” për një biletë në Botëror, shkruan albinfo.ch.

Megjithatë, të dy kombëtaret po përballen me mungesa.

Te Zvicra së fundi është lënduar Zuber, duke i shtuar mungesës së madhe Granit Xhaka, i cili gjithashtu është lënduar. Gjithashtu janë të lënduar Breel Embolo, Nico Elvedi, Christian Fassnacht dhe Gregor Kobel.

Për këtë arsye u ftua Kastriot Imer për herë të parë, ndërsa dy shqiptarët tjerë të ftuar janë Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

Por, edhe Italia ka probleme me lëndime. Së fundi është lënduar sulmuesi kryesor Ciro Immobile. Në dyshim janë edhe Barella, Bastoni, Bonuci e Chiellini. I lënduar është edhe Zaniolo, si dhe Pessina.