Bota

Italia refuzon ofertën e BE-së prej 6000 eurosh për çdo azilkërkues të pranuar

Bashkimi Evropian planifikon të paguajë qeveritë me 6000 euro për çdo azilkërkues të marrë nga anijet e emigrantëve që janë refuzuar nga Italia, e cila ka caktuar një afat kohor prej pesë javësh për një marrëveshje të BE-së për të shpërndarë refugjatët para se të mbyllë portet italiane, shkruan “BBC”.

Italia ka refuzuar të marrë qoftë edhe një azilkërkues, pasi ka pranuar 650 mijë emigrantë dhe refugjatë në katër vjet, përcjell albinfo.ch.

Vendet që pranojnë refugjatët në territorin e tyre do të paguhen me 6000 euro për person nga fondet e BE-së, deri në 500 migrantë për anije.

Çështja e emigrantëve vazhdon në Bashkimin Evropian, ku shumica e shteteve evropiane i kanë refuzuar, derisa po kërkohet të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë.