Bota
Italia propozon që kampet për emigrantë të ngriten në Afrikë
Aty theksohet se italianët kërkojnë qendra pritjeje në Afrikën Veriore ku të vlerësohen kërkesat për azil të refugjateve. Të tjerë këmbëngulin qe këto qendra të jenë në Evropë. Me ketë ide luhet prej ditësh
Samiti urgjent i BE-së mbi emigracion pati pak rezultate konkrete. U cilësua si takimi i lartë që do të shpëtonte Angela Merkelin, por ai thjesht nxori edhe një herë në pah vështirësitë me të cilat përballen liderët evropiane në këtë temë delikate.
Me kërkesë të kancelares gjermane, të sulmuar nga partneri i vet i koalicionit që kërkon largimin e emigranteve që në kufi, 16 udhëheqësit u mblodhën në Bruksel pa vulosur sidoqoftë ndonjë zgjidhje të qartë.
Merkeli druhet se propozimet e CSU-së mund të shkaktojnë një efekt domino duke rrezikuar vetë sistemin e Shengenit, shkruan “TCH”.
Italia mendon ndryshe. Giuseppe Conte çoi në kryeqytetin belg një propozim 10 pikësh të quajtur: Strategjia me disa nivele për emigracionin, përcjell albinfo.ch.
Aty theksohet se italianët kërkojnë qendra pritjeje në Afrikën Veriore ku të vlerësohen kërkesat për azil të refugjateve. Të tjerë këmbëngulin qe këto qendra të jenë në Evropë. Me ketë ide luhet prej ditësh.
Çështja ka marrë një karakter ndoshta edhe më të ngutshëm që kur ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini refuzoi t’i hapte portet një anijeje shpëtimi të mbushur me emigrantë. Idenë e qeverisë populiste të Italisë që këto qendra të ngrihen në Afrikën veriore e thekson edhe Salvini vetë.
Emigrantët, është argumenti i tij, duhen verifikuar përpara se t’i hyjnë udhëtimit nëpër Mesdhe e të përfundojnë në varkat e trafikantëve.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?