Lajme

Italia pezullon vaksinimin me Astra Zeneca për personat nën 60 vjeç

Ky vendim vjen pasi një 18-vjeçare humbi jetën në Itali pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca

Vaksina AstraZeneca nuk do të përdoret më për persona nën 60 vjeç në Itali.

Të gjithë personat nën 60 vjeç që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, dozën e dytë do marrin vaksinën Pfizer ose Moderna.

Ky vendim vjen pasi një 18-vjeçare humbi jetën në Itali pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha se vendimi për të vaksinuar me AstraZeneca vetëm personat mbi 60 vjeç do të ketë një efekt në fushatën e vaksinimit, teksa theksoi se në korrik dhe gusht situata do të përmirësohet.

Sipas një raporti të publikuar këtë javë, AIFA tha se incidenca e mpiksjes së gjakut pas vaksinimit ishte rreth një në 100,000 të vaksinuar, kryesisht nën 60 vjeç.