Lajme
Italia përfshihet nga stuhia me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta
Italia është përfshirë nga një stuhi me shira të rrëmbyeshëm edhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe tornado. Gjithashtu shumë banorë u evakuuan në disa rajone të vendit fqinj, teksa qytete, rrugë dhe banesa u zhytën nën ujë, duke shkaktuar miliona euro dëme. Ndërkohë dy ditët e fundit kushtet atmosferike janë përkeqësuar edhe më shumë, ku u raportuan dëme konkretë nga situata.
Siç raportohet, janë mbi një mijë të evakuuar në Emilia-Romagna. Faenza u përmbyt, lumenjtë Marzeno dhe Lamone u tejmbushën, Situatë kritike në luginën Lamone, kurse në Bolonjë u dha alarmi për përkeqësim. Lumi Senio është vërshuar në Castel Bolognese (Ravena) dhe uji po arrin në qendër të qytetit, dhe në të gjithë rajonin Emilia-Romagna. Shkollat u mbyllën në pjesën më të madhe të pjesës qendrore-lindore të rajonit.
Në Budrio (Bolonjë) argjinatura e përroit Idice ka pësuar një thyerje në pjesën e poshtme të rrjedhës në krahasim me thyerjen e majit 2023, teksa autoritetet tremben edhe për ndonjë katastrofë. Ura Vigorso-Via Rabuina është e mbyllur për trafik. Aktualisht ka dhe mungesë energjie në Mezzolara. Shumë rrugë tashmë notojnë në ujë dhe janë të mbyllura nga autoritetet policore dhe lokale.
Në orën 7 të mëngjesit, Bashkia e Lugos informon se përmbytja e lumit Senio po shkakton hyrjen e ujit në katet e para dhe këshillohen banorët që të ngjiten në katet e sipërme të banesave për emergjencat. Vetëm 24 orët e fundit raportohet se në Emilia Romagna ra mbi 220 mm shi.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë