Bota
Italia paguan 2400 euro për kthimin e emigrantëve
Në rastin e familjeve që do të kthehen, kontributin para-nisje prej 400 eurove dhe ndihmesën e reintegrimit prej 2.000 eurove, do ta përfitojë çdo pjesëtar i familjes
Italia, vend në të cilin ka shumë emigrantë shqiptarë ka shpallur një projekt të ri, i financuar nga ministria e brendshme italiane, me bashkëpunim të Fondit Europian të Azilit, Migrimit dhe Integrimit, ku ndihmohen ekonomikisht të gjithë të huajt jokomunitare për rinisjen e një jetë të re në atdhe.
Projekti “Back to the future”, i “Gruppo Umana Solidarietà”, mbështet konkretisht ata që vendosin të kthehen (përfshirë edhe shqiptarët) duke u ofruar pagesën e biletës së kthimit, një shumë të vogël për nevojat e para dhe një mbështetje të personalizuar për riintegrimin e të kthyerve në atdhe, raporton “monitor”.
Sipas njoftimit të projektit të afishuar në faqen e internetit të projektit (http://rimpatri.gus-italia.org/), mund të përfitojnë të gjithë ata që kanë një leje qëndrimi, ata në pritje për ta marrë apo atyre që u është refuzuar, por nuk mund të marrin pjesë ata që kanë përfituar më parë nga programe të ngjashme riatdhesimi vullnetar të ndihmuar.
Italia ofron ndihmesë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit dhe në aeroportin e nisjes, përfshirë edhe blerjen e biletës, pagesën e shpenzimeve për ngrënie e fjetje në Itali deri në çastin e nisjes, dhënien e një kontributi para-nisje në masën 400 eurove, përcjell albinfo.ch.
Por, çfarë ofron në vendlindje: për realizimin e riintegrimit do të ofrojë financim prej 2000 eurove (shpenzime shtëpie, ngrënie apo gjetje pune), në rastin e familjeve që do të kthehen, kontributin para-nisje prej 400 eurove dhe ndihmesën e reintegrimit prej 2.000 eurove, do ta përfitojë çdo pjesëtar i familjes.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë