Futboll

Italia në epërsi ndaj Zvicrës

Locatelli ka shënuar në minutën e 26-të

Italia pas një dominimi ka kaluar në epërsi ndaj Zvicrës. Golin e ka shënuar Manuel Locatelli në minutën e 26-të, shkruan albinfo.ch.

Ai shënoi pas një asistimi perfekt nga Berardi, shok skuadre në Sassuolo.

Ndeshja po zhvillohet në Romë. Azzurrët shënuan edhe në minutën e 19-të, por goli i Chiellinit u anulua, pasi preku me dorë.

Formacionet zyrtare

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne

Zvicra: Soomer, Mbabu, Elvedi, Akanji, Embolo, Freuler, Seferovic, Xhaka, Rodriguez, Schar, Shaqiri