Koronavirusi: çast pas çasti
Italia ndalon udhëtimet nga India
India, që numëron 1,3 miliardë banorë, është në prag të një shpërthimi epidemik shumë të rëndë me 349 691 raste të reja të regjistruara sot
Italia ka ndaluar tashmë hyrjen në territorin e saj të personave të ardhur nga India, në prag të një shpërthimi epidemik të COVID-19, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza në faqen e tij në Facebook.
“Kam nënshkruar sot një urdhër të ri që ndalon hyrjen në Itali të personave që kanë qenë për 14 ditë në Indi”, shkruan Speranza.
“Residentët italianë mund të rikthehen, por duhet të bëjnë një test antiCOVID-19 në nisje dhe mbërritje dhe për të qendruar në karantinë pas rikthimit të tyre”, theksoi ministri.
“Çdo person që ka qëndruar në Indi për 14 ditë dhe ndodhet në vendin tonë duhet të kontaktojë autoritetet shëndetësore”, shtoi Speranza.
“Ne nuk mund të ulim kujdesin. Të premten ka qenë një ditë rekord në nivel botëror me 893 000 raste pozitive, 346 000 vetëm në Indi”, theksoi ministry, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
India, që numëron 1,3 miliardë banorë, është në prag të një shpërthimi epidemik shumë të rëndë me 349 691 raste të reja të regjistruara sot.
Në shtatë ditë, vendi ka regjistruar më shumë se dy milionë raste të reja, një rritje me 58% në raport me një javë më parë, sipas të dhënave zyrtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë