Lajme

Itali: 15 miliardë euro paketë për të zbutur kostot e energjisë

Italia planifikon të ndajë të paktën 15 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për të zbutur ndikimin e kostove të larta të energjisë te firmat dhe familjet.

Deklarata u bë për Reuters nga dy burime të sigurta qeveritare.

Ekzekutivi i djathtë i kryeministres Giorgia Meloni do të rrisë deficitin buxhetor të vitit të ardhshëm në 4.5% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), nga 3.4% e parashikuar në shtator nga administrata e mëparshme e Mario Draghit, përcjell albinfo.ch.

Një lëvizje e tillë llogaritet se do të lironte hapësirën buxhetore për masa mbështetëse me vlerë rreth 21 miliardë euro./Reuters