Bota
Italia kundërshton misionin e BE-së për refugjatët
Italia shpehet kundër vazhdimit të misionit humanitar të marinës së Bashkimit Evropian, „Sophia", të vënë në funksion gjatë krizës së refugjatëve pranë brigjeve libiane
Në debatin për migrimin, Italia po merr kurs kundër BE-së. Ajo po i vë pikëpyetje edhe misionit humanitar ushtarak të BE-së para Libisë. Shtrohet pyetja, nëse do të shpëtohen në të ardhmen njerëz nga anijet evropiane?
Zëdhënësja e Federica Mogherinit, të ngarkuarës së BE-së për politikën e Jashtme, u shpreh se po kërkohet një zgjidhje brenda verifikimit të planifikuar të këtij misioni. Pritet një zgjidhje brenda pesë javësh.
Anijet e BE-së kanë shpëtuar 49.000 vetë
Italia e sheh si problematike tanimë edhe ndihmën e një anijeje të marinës gjermane, pjesë e misionit të BE-së. Qeveria e Romës në vitin 2015 ra dakord që të pranojë në kuadër të misionit të BE-së në portet italiane migrantët e shpëtuar në Mesdhe. Atëherë nuk mendohej se misioni i planifikuar si luftë kundër kriminalitetit të trafikantëve do të shpëtonte kaq shumë vetë në Mesdhe. Deri tani janë shpëtuar nga këto anije më shumë se 49.000 vetë.
Nuk dihet nëse do të gjendet shpejt një zgjidhje në këtë debat. Kryeministri italian, Giuseppe Conte, i dërgoi një letër presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ku këron revizionin e misionit „Sophia”. Ndërsa ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, kreu i Lega Nord, kërkoi në fillim të korrikut që të mos lejohet më automatikisht ankorimi i anijeve të misionit të BE-së në portet italiane.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative Fermerët zviceranë po e nisin me shqetësim vitin e ri. Ata përsëritën kërkesat e tyre të...
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur
-
Cilat marka të veturave i preferojnë zviceranët?