Bota

Italia heq nga përdorimi monedhat e imta

Qeveria italiane që nga futja e euros në vitin 2004 ka shpenzuar miliona euro për prodhimin e monedhave të vogla

Komisioni për çështje buxhetore në Parlamentin italian miratoi vendimin për heqjen monedhave prej 1 dhe 2 centë që nga janari i vitit të ardhshëm
Heqja e monedhave me vlera të vogla do të rezultojë në kursimet e rreth 20,000 eurove në vit.
Qeveria italiane që nga futja e euros në vitin 2004 ka shpenzuar miliona euro për prodhimin e monedhave të vogla.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se kjo nismë do të thotë se të gjitha çmimet në Itali do të rrumbullakohet me shumën më të afërt.
Shtetet e tjera anëtare të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, do të marrin në konsideratë këtë mundësi për heqjen e monedhave prej një dhe dy centë.

Në Belgjikë, Finlandë, Irlandë dhe Holandë shpesh çmimet janë rrumbullakuar për të shmangur përdorimin e monedhave të vogla, edhe pse ende kanë mbetur në qarkullim.