Shqipëria
Italia falënderon Shqipërinë për marrjen e 20 refugjatëve afrikanë
Anija “Diciotti” është e bllokuar në portin e Katanias që nga dita e hënë dhe qeveria italiane nuk po lejon zbarkimin, nëse Evropa nuk do të marrë disa prej tyre
Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të hapur dyert për 20 refugjatët e anijes “Diciotti”, e ankoruar pranë brigjeve italiane, zv.kryeministri italian, Luigi Di Maio, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale ka falënderuar Shqipërinë për solidaritetin e shfaqur, duke shtuar se “Shqipëria është shumë më Evropë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Evropën”.
“Pas katër ditësh arritëm të gjenim solidaritetin dhe mbështetjen e shteteve si Shqipëria që kanë hapur procesin e integrimit për t’u bërë pjesë e BE-së. Por, për mua është shumë më evropiane sesa shumë shtete të tjera që e kanë fundosur Europën, duke i dhënë një shuplakë morale e politike këtyre evropianëve të respektuar që thonë se duhet të ndihmojmë emigrantët, duhet të ndihmojmë Italinë dhe pastaj na mbyllin dyert në fytyrë”, shprehet Di Maio, transmeton “ATSH”.
Anija “Diciotti” është e bllokuar në portin e Katanias që nga dita e hënë dhe qeveria italiane nuk po lejon zbarkimin, nëse Evropa nuk do të marrë disa prej tyre, përcjell albinfo.ch.
Çështjet e migrantëve në Itali janë kthyer në një temë mjaft të nxehtë për politikën e këtij vendi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’