Lajme
Italia e Turqia me marrëveshje për emigrantët
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni po zhvillon një vizitë në Turqi, ku është pritur nga presidenti i vendit, Recep Tayp Erdogan.
Nën masa të forta sigurie, dy liderët mbajtën një takim në pallatin presidenciale, për të shëtitur së bashku më pas në pazarin e madh të Stambollit.
Sipas zyrës së Melonit, dy liderët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit kundër emigracionit të paligjshëm, marrëveshje e cila çoi në një ulje prej 56% të flukseve të parregullta përgjatë korridorit Itali-Turqi.
Bashkëpunimi në këtë fushë do të jetë gjithnjë e më i ngushtë edhe në lidhje me Libinë, ku ministritë e Jashtme përkatëse synojnë të lidhin një marrëveshje së shpejti.
Rreth 2 muaj më parë Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me Italinë për pritjen e rreth 3000 refugjatëve afrikanë pranë portit të Shëngjinit.
Çështja ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës, e cila aktualisht e ka shtyrë për në 24 janar seancën.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit