Shqipëria
Italia e Rusia prijnë për shkëmbime mallrash në portin e Durrësit
Shqipëria ka shtuar shkëmbimin e mallrave me Italinë, Rusinë dhe Turqinë përmes portit detar në Durrës.
Gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, ky port ka shkëmbyer më shumë se 2.1 milionë tonë mallra, gjithsej me 63 porte të ndryshme, nga ato të vendeve të Mesdheut deri në ato në SHBA, Kinë apo Brazil.
Italia dhe Rusia zënë dy vendet e para, përkatësisht me nga 21% të numrit të përgjithshëm të mallrave të transportuara me anije nëpërmjet portit, të ndjekura nga Turqia me 14% të shkëmbimeve. Më pas renditen Malta me 7%, Greqia me 6%, Kina dhe Egjipti me nga 5% secila e më tej Spanja, Gjermania, SHBA dhe Turkmenistani.
Sipas të dhënave nga Sektori i Statistikave në port mësohet që anijet që janë nisur nga Durrësi apo kanë arritur aty, kanë shkarkuar ose ngarkuar mallra të ndryshme në 63 porte të 20 vendeve të botës. Kryesojnë Turqia me 16 porte dhe Italia me 12, shkruan “Top-Channel”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











